September 15, 2026

Më kërkove – Evdal Mehmeti

EvdalMehmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më kërkove

Në mëngjeset e hershme
kur ishe e përgjumur
nga këmbët tua kalova
se vërejtje se isha
ai që kërkoje.

Në mesditë
rrezet e diellit
ti morën sytë
unë isha ulur përball teje,
por shikimi yt
së mbrriti tek unë.

E çfarë të themi tjetër
mbrëmja nuk ishte
as për ty
as për mu
erresirë në të cilën
sytë tanë nuk mund të shihnin ditë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com