Për ju poetë – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR JU POETË

Poet dhë poetë kolegë të vërtetë
Pa ju permendur asnjërin me emër
Respekt shpirtëror për ju te gjithë
Ca vargje për ju po i thur më zëmër

Të jesh poet/e nuk duhët te kesh shkollë
Vargu rrjedhë vetë nga shpirti njeriut
Çdo strofe që thuret bazohet në një t’vërtetë
Në shpirtin poetit/es ruhen dhë shkruhet

Gjithçka nga kjo botë që në na rrethon
Pranë miqve dhë shokëve ne e pasqyrojmë
E themi dhë e shkruajmë nëpërmjet vargut ton
Përmendin të shkuarën e të ardhmën tonë

Dikush lumturon e gëzon tjetri e vajton
Poetë janë bërë të gjithë e na rrethojnë
Disa nuk jane t’vertet i kemi në mesin tonë
Vjedhin poezitë e tjetrit e vetën maskojne

Poetët e vertete njihen në vargje
Me një te lexuar të gjithë i kuptojme
Komente e laike fallco nuk mund ti durojme
Mes njëri tjetrit një pjesë xhelozojne

Nuk është ne kulturën timë koleget ti sfidojë
Nuk bleje nga asnjë dhe ase nuk shitem
Të gjithë për mua jaj njëlloj dhe i respektojë
Trashëgim nga të paret keshtu e kam traditën

Nuk erdha te ve kushte as dhe rregula te reja
Flasë per disa qe ndodhën ne mesin tonë
Janë si fantazmat njerëz pa vlera
Tek unë nuk ka vënd për ata që sulmojnë

Do kem ne miqësine timë koleg të vërtet
Që shkruajmë e shkëmbejnë japim një mendim
Do ti mbajë ne zemër sa te kem jetë
Këtu large ku ndodhëm ju jap nga një përqafim

Krijimtaria poetike mos ju ndalofte
Çdo dëshirë e juaja zoti ju plotesofte
Rrugët e botës marshin në malet më të larta
Botoshi sa më shumë libra
E pena juaj mos shterrrofte.

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com