September 16, 2026
Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AJO LULJA

Lulja e bukur
Që çelë në saksi
Hap petalet e kuqe
Nëpër sytë e mi.

Lule e stinës…
Që gjethon në mua
Ndjell fluturat e kohës
Tek loti në një krua.

Pjalmi i shkëlqen
Në buzëqeshje përherë
Në ditët e mia t’blerta
Tek i shkrija në verë.
Zymer H.Haliti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com