Brënda kalasë sime.. “Zemër je vetëm ti” – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BRËNDA KALASË SIME..”ZEMËR”JE VETËM TI!

S’ka mure të larta guri ,kalaja ime “zemër”,
S’ka porta të rënda çeliku, e roje me mburojë,
Në “doganën”aortë ,ka vulë vetëm për një emër,
Në”rrugicat”kapilar veç teje,askush s’mund të shkojë!

Tek dera e zemrës,kode të fshehta,kurrë.., nuk kam vendosur ,
Kodin e zemrës time,vetëm ti e di,zemrën time.,
sy mbyllur, e gjen,
Në “kalanë “zemër,st’ë mbaj si robinë,s’të mbaj të burgosur,
Për mua, je si oazi ,me nimfë jete,je si lumë,që detin ushqen!

Në detin”dashuri”,ti lundron e qetë,si nëndetëse si anije me vela,
Periskopin e anijes”jetë,ajzbergët dot se ndalin, se ti,i shkërmoq, i shkatërron,
Ty stë ndalin dot,bedenat e larta ,stë ndalin dot,
gardhet e klonet me tela,
Folenë, e zemrës time,ti e ke,si shpiponjë çdo çast vigjëlon !

Ndërto sa të duash,mure graniti,kështjella deri lart në qiell,
Barotin e topave të kalasë tënde “Zemer”,i kam
vetëm unë në dorë,
Si erë e lehtë vij,e futem në kalanë tënde.,pa u ndjere,si dritë,si diell,
Për ty,për kështjellën e ëndërrave,që gdhëndëm
të dy, çdo çast,të bie dëshmorë!
Fotografia e Eduart Veli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com