Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VËNDI IM

Kam ndjenja të forta
me shume përkushtim
t’i shkruaj çdoherë
këti vëndit tim

Kam një thesar
me me t’bukurat fjalë
ku vëndin tim do e ngrisja
tek me i larti Piedestal

Ku humbën ndjenjat
e atdhedashurisë
që i kisha në zëmër
nga cikli i femijërisë

Humbi ajo kohë
shkoj në amëshim
zgjohuni nga gjumi
rini e vëndit tim

Nuk patëm për t’blerë
për t’ngrënë as për t’pirë
por na mbante në jetë
fjala e vertetë

Kujtoni fjalet e nënës
kujtoni besën e burrit
çëndroni të bashkuar
si dikur para FLAMURIT

DRITON MULAJ

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com