Më ka marrë malli për ju Komb edhe Atdhe – Ilmi Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË KA MARRË MALLI
PËR JU KOMB EDHE ATDHE

Komb edhe atdhe
më ka marrë malli
për ju më ka marrë,
deje shpirt sa nuk
më janë tharë,
unë jam larg jush
por shpirtin mes jush
e kam të pa ndarë,
komb edhe atdhe
unë jam biri i juaj
jam shqiptarë,
komb atdhe më ka
marrë malli për ju
gjer në qiej sa
më ka marrë,
për ju komb edhe atdhe,
tek shqiponja ku ka fole,
ku ka gëzim dhe hare,
ku nga blerimi është
mbuluar dhe zbukuruar
i shtrenjti im , i dashuri atdhe,
më ka marrë malli
për ju komb edhe atdhe,
unë jam larg , larg jush
në tjetër tokë , tjetër dhe,
ah moj hënë e bukur ,
oj hënë e re që përndritë
edhe tim atdhe, si më janë
komb edhe atdhe ?
ti ma thuaj me hare
dhe buzëqeshje të re,
largo errësirë edhe re,
të fala ju bë unë nga larg
komb edhe atdhe,
mendja shpirti atje më
rrahin pandërprerë,
bashkë me vuatje
dhe atdhedashuri
unë kam lindur , atje kam ler,
që të gjitha unë atje
i kam shijuar , i kam ndjer,
por kur fati më largoi
dhe i mjerë, eh sa keq
mua më zuri fatkeqësia
dhe të mjerë, vështroj
në ndjenja të bukurin qiell,
sa të bukur i shoh
yje, hënë dhe diell,
por më bukurën shqiponjën
përkrenare kah fluturon
atje në qiell , që mahnitë
me të parë yje, hënë
edhe të artin diell,
por kështu unë ty
të ndjej , mallëngjim
afsh ,gjak ,shpirt dhe dej,
për ato fusha të bukura
liqej , dete dhe lumenjë,
le ti njomi trup , shpirt
dhe dej, atdhe komb
qenjën time edhe shpirtin
sonte po t’a rikthej
le të vdes a të jetoj
s’ ka rendësi më mbasandej,
veç në atdhe një natë
atje unë prehem dhe te flej,
dhe një ditë me ty
të të ç’mallem , gëzim ,
dëshira edhe fjalë
me ty të këmbej,
le të vdes unë lirisht,
të mos jetoj edhe mbasandej,

Autor : Ilmi Tahiri Podujevè

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com