September 15, 2026

Shqisat e dashurisë – Avdyl Zeneli

Avdyl Zeneli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHQISAT E DASHURISE !

Atëherë , kur sytë nuk duan të flasin
Në imagjinatë thellë e hedhin vështrimin
Si të verbuar e tretin , mallin e bukurinë
Të venitur , si të pasëndërrave shkëlqimin

Atëherë , kur buzët janë peng pafjalësie
Në zhgënjim dhe hutim të ndryshkura
Të ngrira , të pandjenja, të pabuzëqeshta
Të mpira , të huaja , larg nga e puthura

Vetëm atëherë , ato fort hermetohen
Të dorëzuara heshtjes dhe vetmisë
Harruar në padëshirësi lumturie
Shpirti , i humb shqisat e dashurisë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com