Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atje

Atje ku dita ngryset plotë gazë
mbi lisë lejleku çerdhen ndërton,
ku shtati rritet, përplot me hasë
pa reshtur mendja, gjithnjë më shkon.

Në at fshat të vogël, një lumë sa grima,
qe çdo pranverë, gati tërbohej!
Mbushej me ujë, e tëre shtëpia.
Sa veç fëmija, mund të gëzohej.

Unë si “çunak” ashtu e doja
at ujë të turbullt tërë llum e pis,
Me te dyja këmbët puset qëlloja
ish lojë fëmijësh, e dëlirë e brishte.

Te rriturit vinin tujë sharë
ik or “mistrec” se u bëre qullë,
Po kush kish hovin ne te na ndalë,
atë fëmijëri, plot shpirt e vrulle!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com