Dashuria e çiltër! – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURIA E ÇILTER !

Nuk e lashë veten të më dalë nga vetja
Edhe kur e afrova , ma trilluan dashurinë
Të trembura nga sytë , ëndërrat s’i largova
Për shoqëri më tepër , besova vetminë

Nuk kërkova shpagim , askënd nuk preka
As s’ç’ngjyrosa fatin , në bardhë e zi
Jeta , është detyrim dhënë për t’u jetuar
Paqe gjen me vetveten , vetëm në vetmi

Nuk arrijmë dot atje , ku i ndajnë fatet
Të vjen si një lule , të vjen edhe si gjemb
Dashuritë , mund të sjellin edhe zhgënjime
Më e çiltra vetmia , edhe pse , ajo dhëmb !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com