Thjesht mesova – Suzana Rama
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
THJESHTE MESOVA…
Ne bardhesine e shpirtit,
e gdhenda ;-Thjeshte-;
ngjyrosur prej gjakut,
plot sinqeritet.
Ne themele kalaje,
e bera gurre,
qe histori e tyre,
te mos harrohet kurre.
Ne thellesi te oqeanit,
perzjere me leshterike,
baze te behet e ozonit,
te ndryshoje kjo spire.
Ne lartesite e maleve,
ja fala ujit te bores,
ashtu kristale shkrire,
ti rezistoje kohes.
Dhe eca neper dite,
u rrita pa u ndjere,
here gjunjas, here shtrire,
dhe prap ne kembe drejt.
durimin bera shok,
u lidha dhe me heshtjen
me buzeqeshjen tok,
divorcuam vdekjen.
Me fjalezen thjeshte,
mesova te gjej forcen,
te jetoj vete jeten,
te sfidoj gjithe boten.
Tirane 26 06 2020
Suzana Rama DV
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
