Mes dëshirash – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“MES DESHIRASH”.

Nëse ende
Nuk jam zgjuar
Mos me thirr!

Prekmë…
lehte, prekmë…!
Trupin
mos ki frikë!

Nëse gjumi
Të mundonë dhe idet
i rrotullon:
Në zbërthim të jetës
ndihet
aty, nxitet dhe shijonë
Krisht…?!
Nuk jam, më kryqezonë.

Dhe gëzimit
digjem
shuhem porsi zjarr
më ndizet
shpirti, mes suprizash
mbledh!…
Ndjesitë.

Nxehtesi, mistike
ruhet ky
besim e konfirmon
o harem!
Na prek, mes plagësh
flakët
humb, fill që zgjaton.

Mes gëzimit si
të shuhem
kur dhuron, pa fund
një shpres…!
Ma dhuron dhe falet
ndjenjës çdo
gëzim, përmban
kujdes.

Po më fal
ç’do gjë, të heshtur
vrulli yt
njeh kompozim.
Vlerat…?
Zgjomi, si ndjesi.

Buzeve, kërkove
shpirtin
ma dhurove
si stuhi.
Mbi dëshira
le t’i prekim
por dhe lëm…!
Cdo pasuri.

Falmë… pak
nektar
prej buzësh dhe
dëshirash
shpirtin, mbro.
Përkushtim
i dashurisë por
mes yjesh
nuk jetoj.

Jo, mes yjesh
nuk jetohet
largësitë i zbut
mes vargut
rrinë dhe i zbërtheva
t’ udhëtojn!
Përjetësisë.

Nëse ende
gjumi
s’ erdhi edhe ëndrra
po më prek!
Prekmë, dritës
përkushtuar
mes dëshirash rri!
Zbuluar
si dëshirë në adhurim.

Oh…! Dëshirash
zgjohen
flladet, lëri të na
tradhëtojnë
trupi yt:
Të më mbuloj.

Krahëve, të ndjej
freskinë
dhe mes flladesh
provokon.

Fllad i trupit
zjarresh
ndezur, trupi yt
si një bastion a ka
çmim ta
konkuroj…?!

Ndjenjë mbi
ndjenjë
e shuajmë… artit
ky mister!
Po na lëvron.

Dhjk©24-01-2011

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com