Dashuria moment… – Zeqir Hysa
DASHURIA MOMENT…..
Je kujtesa ime,imazh-konvertuar,
në kohë pa kohë,me mua e dashuruar,
më pak se asgjë,je largë,po jo haruar,
vetëm personazh,në librat e mia shkruar.
Ti je si guri i harresës, që shkëlqen,
je si diamant,që vetëm mua më pëlqen,
të kujtoj sa herë,po mos harro pendimin,
se dhe yjet tek ne, spektakël shikonin.
Hënën e yjet,i kam në pëllëmbë të dorës,
kërkoj,dëshmi të përjetshme,të murosjes,
dua që uji të shurdhohet,e të mos zhurmoj,
si valëza ndjesish, në ndjenja të harboj.
Jeta,si rrjedhshmëri uji,plotë me vuajtje,
tek kujtoj dashurinë,nën yje ,atë buzëmbrëmje,
do bëj një shtrat si vig,në natyrë të kolovitej,
të pëlqen fantazia ime,e dashur ma thuaj.
Ngaherë urej me shpirt , padrejtësinë e fatit,
s’ka për mua xhevahire,as në fund të liqenit
fantazoj gjuhën e trupave,jo mëkate ndaj zotit,
kur mes nesh humbet,vija e horizontit.
Kur malli të të marr,të pres unë ,eja,
se bashkë do i vejmë,një emër momentit,
dëshirat e ndjenjat tona,të kthehen në yje,
pesha e prekjeve do ndjejë,dhembjet e kujtimit..
