Zonja me kapele – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” ZONJA ME KAPELE”……

Mbi trotuar dëgjohen vetëm takat,
Dhe një hap i sigurt që nuk ndalet,
Pëshpëritin nëpër lokale,
Po kalon “Zonja me kapele”.

Ajo kokën nuk e kthen,
E ul kapelen mënjan,
Buzëqesh me ironi,
Xhelozëve fare nuk ua var.

Kapelja është për zonjat,
Për fisnikët elegant,
Për artistët e skenës,
Me veten ajo flet.

Më tutje shfaqet ai,
Me një trëndafil në dorë,
Ja puth buzën me ëmbësi,
Kapelen ja sistemon.

Ai sharmanti sy kaltroshi,
Ja dashuron shpirtin asaj,
I thotë me lotë në sy,
Eja t’a bëjmë jetën bashkë.

………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com