Poezia më motivon – Alisa Sila

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezia më motivon

Cdo poezi e kam hedhur në letër
Shkruaj, muza tek unë gjen frymëzim
Shkruaj për njërzit , hallet ‘ gëzimet
Për gjithcka të bukur aty ve shpirtin tim

E dua poezinë prandaj gjithmonë shkruaj
Me mua u rrit dhe më shoqëron
Ti bëj më të bukura ditët , gëzimet
Hapin nuk e ndal.
Poezia gjithmonë më motivon

Ka dashuri brënda saj
I krijoj me shumë mirësi
Nuk mundem pa të jetoj
Është pjesë e imja.më shoqëron gjithnji

Poezia
Si një tingull i bukur
Rrjedh e rrjedh e nuk ka të ndalur
E dua poezinë
Këtë dhunti zoti ma ka falur

Dhe nuk do ndalem të shkruaj poezi
Gjer sa shpirti të më frymojë
Aty gjej gjithmonë ngrohtësi
Pa poezinë nuk mundem të jetoj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com