September 17, 2026

Shoqëri përparimtare – Ulku Bardh

Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHOQËRI PËRPARIMTARE

Edhe shoqëria do të përparojë
Dhe do të qëndrojë më gjatë
Nëse nuk është veç mashkullore
Por i respekton edhe gratë.

Nëse nuk doni të jeni
Si Akili me thembrën
Tejkaloni veten tuaj
Respektoni dhe femrën.

Në një shoqëri
Ku femra frymon
Mashkullorja zbutet
Shoqëria përparon .

© Ulku Bardh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com