September 15, 2026

Bota ime – Besnik Memelli

Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BOTA IME

Bota ime është familja
më pas ajo që na rrethon,
dua gjithmon të mira
e keqja më shkatëron.

Mbi familjen nuk vë asgjë
për të jap edhe jetën time,
dikush ndoshta se ka për gjë
për këtë s’jap dot shpjegime.

Bota ime është familja
më pas ajo që na rrethon,
mos ketë vënd e keqja
se shumë ajo na kushton.

Besnik Memelli
21.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com