Gjëmbaç të fshehur mes grurit – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJËMBAÇ TË FSHEHUR MES GRURIT!
………………………
Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Gjithë jetën jeni ushqyer tek rrënjët,
Nën hijen e atij keni jetuar,
Jeni dehur nga lluksi i jetës.

Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Hipokrit të veshur si klaun,
Sa shpejt erdhi kjo vjeshta,
U’a zhveshi maskat nga fytyra.

Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Të etur si gjarprinjt e fushave,
Zullumqarë të pangopur,
Dashuroni për të mbushur xhepat.

Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Mbytës si virusi “Korona”,
Me plumb nuk mbahet njeriu,
Mësoni çfarë është dashuria,

Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Pjella e nënës së keqe,
Në dashtë Zoti do lëndoni,
Mallkimi do ju kthehet nga vetja.

Gjëmbaç të fshehur mes grurit,
Hidhni gurin e fshihni dorën,
Mjerë kush mëkaton me dashje,
Do bjerë me këmbët e tija.
…………………….
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com