Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TRI LIRIKA

TË DESHA

Asnjëherë nuk rreshta
Për të të dashur ty
Të desha zemër, të desha
Të të kisha dritë në sy.

Edhe sot të dua
Të dua përherë
Se ti je një lule
Që më sjellë pranverë!

KTHEU

Sonte, nën shkëlqimin e hënës
Të prita e dashur të më vije
Të vije, të vije në folenë e zemrës
Aty ku edhe dikur ti rrije.

Ditë-nata më duket e gjatë shumë
Për ty s’më shuhet malli
Ktheu, ktheu prapë tek unë
Të mos vdes së gjalli.

TË DUA!

Me ty më shtohen rrahjet e zemrës
Me ty pranvera bëhet më e pranvertë
Më thuaj: ti ia dhe bukurinë Hënës?
Apo Hëna të dha bukurinë e vet?

Të dua, siç dua qeshjen te fjalët
Të dua siç dua ëmbëlsinë te zëri
Më thuaj: ti ia dhe detit valët
Apo deti erdhi tek ty i tëri?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com