Peng vjeshte – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi
Marrë nga libri “ I Larë Me Yjet”
Zoica Gjolla Popi
Albania

PENG VJESHTE

Ç’ngela peng vjeshte
në folezën me rrëshirë
lëmese gjurmëtrungu
aty ku shija e ëmbël vishnjëzoi buzët…!
Pastaj… përsëri… Pastaj…
Në një rrëshqitje yjesh
në humbje ekuilibri
pa peshë, me dashje…
Kurorë peme në një belbëzim …
mbretëresha ime,
vashëza ime…
qava e qesha
me emocionet e çekuilibruara!
Kur u shkarkuan vetëtimat
dhe ylberi u fsheh në një shtroje reje në tymnajë,
e mjera unë,
i shkreti ti!
Ku u gjetëm në një rrugë ëndërrash?
mbeta…
mbete
fuqi engjëlli në ekstazë.

Foto e realizuar nga autoria që i rezervohen te gjitha te drejtat.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com