E pavdekshmja – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E PAVDEKSHMJA

Nga kthetrat tua
U dehem bashkë me dhimbjen time

Ti i pangopuri im
dal prej ëndrres sime

Eh sa herë netët përkundën hijen time
Të zhuritur
Ti me brishtësi malli më rrëmbeje .

Nën duart tua si copësazh pasqyrash
theheshin çepenët e shpirtit tim
nën muzgun enigmatik.

E kur era shuante vrullshëm
dritën e neonëve parqeve t’harruara t’kujtimeve!

Unë e pavdekshmja jote e përunjur
ndizja qirinjtë e altarëve qiellor!
Me buzëqeshjen time të ngurtë,
buzëhënës

Ngrita tempullin e kështjellës sonë prej kristali!
Aty i dhamë frymë yjeve tanë qiellor
mbush nektar me ekstazën e puthjeve tona!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com