September 16, 2026

Fjala e dëshmorit – Shpetim Avdi Xharri

Shpetim Xharri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

5.08.2020
Fjala e dëshmorit

Gjithë jetën time luftova për liri
Sepse në shpirt kisha atdhedashuri
Luftova me bindje dhe përkushtim
T’a shihja të lirë atdheun tim
Që populli im të jetonte i qetë
I lumtur,i lire në vendin e vet
Që kombi im të ishte i vlerë
Mes vendeve të botës dhe popujve të tjerë
Gjakun ia fala atdheut tim
Të jetojë i lirë e në gëzim
Popullit tim ia lashë trashëgim
Paqen e shenjë,atdheun ,lirinë
T’a ruajnë të pastër në përjetësi
T’a gëzojnë përjetë,të shtrenjtën liri

Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com