Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Riciklim

A ke provuar
kur të vjen për të qarë e s’qan dot?
kur dënesën e marrin
qerpikët që përpëliten
në dëshirën për tu njomur
e loti i padalë kërkon të shpërndahet
në ngecjen keq
që riciklohet në përtypjen?

Mos e provofsh!

Nuk ta uroj ty
që ke lotin e një burri
duke hijeshuar qënijen tënde
në forcën e përmbajtjes
si margaritari
në formën e një prizmi
dritëthyer në mijëra ngjyra
reflektuar brënda meje
në unazën që përjetësisht
mbetet e rrethuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com