Ndjesë pastë gjyshja thoshte – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndjesë pastë gjyshja thoshte

Unë mora “Revizorin” ta rilexoja
Gruaja pa fjalë gazetën shfletonte
Formulën pisllëqeve doja tu gjeja
Mendova miu,bërtiti frikën i kishte

Sensacion lajm diamanti sa Kosova
Larg me vjet drite u gjet në kozmos
Prishi fytyrën menjëherë e kuptova
Fola vetë me vete gruaja mu marros

Diamantin në gisht unazë e duaaaa
Po s’kemi lek për biletën moj gruaa
Këmbët rrah,i dua pikë vetullën ngrit
Mos u nxeh do bëj një zgjidhje shpirt

Pranë oxhakut shkrepësen i futa vetes
S’i ta shihja zemra i plaste të shkretës
Tym i bardhë ngjitem shkallëve qiellit
Më shoqëronin tuneleve rrezet e diellit

Mes kometash mezi diamantin e mora
Gruaja do m’thonte burrë të lumtë dora
Me trok kapërceja planetët trupgërvishtur
S’me pritej t’ia shihja asaj buzën e qeshur

Nuk di kush me nëmi cila shtrigë me shitoi
Afër ozonit prej tymit n’akull me shndërroi
Diamantin vetëtima n’mijëra copë thërrmon
Thoshte gjyshja të huajën kurrë nuk e gëzon

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com