Pse duan te ikin…? – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PSE DUAN TE IKIN…..?
Nxitimthi…
të gjithë duan të ikin….
Larg metastazave të kolerës së kuqe,
Ku pjellin,
godasin,
mizorë apokalipset,
Delet numërohen,
qeverisen nga ujqërit…..
Nxitimthi….
të gjithë duan të ikin…
Nga toka,
nga qielli,
nëpër det,
Larg litarit të lidhur,
shtrënguar rreth fytit,
Të ngopen me pak ajër,
për një copëz jetë…..
Ngrysemi jetimë dherave të huaj….
Pse mallkim i madh dheut i ka rënë…?
Lajmë të tjerët,
i qethim, i rruajmë,
U përulemi,
u bëjmë dhe “temenanë”…….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com