Jeta eshte fat – Bike Tufa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeta eshte fat
Ja vlen te shijosh ate qe fati ta dha,
dhe mos behesh shume lakmitare ,
vetem te kerkosh,
vetem te ankohesh se asgje nuk ke,
jo per gje ,se dhe ate qe ke s’e ndjen,
s’e shijon,
e nenvlereson,
shpirti yt mbushet plot mllef dhe egoizem
dhe rri ashtu ai ne erresire,
ashtu i burgosur,
i lidhur ne pranga,
i pashprese,
duke numeruar ditet gri,
qe aq shpejt doje ti mbaroje,
sepse drita jeshile per ty eshte e pamundura,
sepse ti ashtu e ke ushqyer veten tende,
per vite me radhe
dhe syte te mbyllen pa shprese,
shpirti i egersuar sikur po jep jete.
Keq, sa keq qe ti mendon
dhe per cfare,
se jo te gjithe kane te njejtin fat,
se dikujt fati i dha me shume se ty,
sa trishtim , loti i smiresise te ngeli ne sy.
Keq, sa keq
ajo qe ti shikon, qe ka me shume se ty,
jo s’e ka, por ajo di ta vleresoje gjithcka qe ka,
ajo i falenderohet cdo dite miresise,
shikon perpara, sepse e di qe fati e ndjek
dhe shpirti i buzeqesh ,
sa here qe ti e perndjek ,
dhe ashtu e lumtur shpirti saj fluturon,
shijon kaltesine e qiellit ,
prek ndricimin e yjeve,
se eshte dikush qe e mbron,
kur ti e percmon….
Ngre syte lart, shpirti te dhemb.
Keq ,sa keq ,
se ajo nuk zuri vendin tend,
por ajo fatin e saj e pranoj,
e kapi per dore dhe kurre se leshoi,
qeshi, qau me te dhe kurre nuk u ankua,
e mbeshtolli pas vetes sa shume u mundua,
me pas ajo mori edhe nje shperblim,
mori shume , shume dashuri si kembim,
sepse pranon,
Jeta eshte fat, ky eshte fati im….
Bike Tufa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com