Miqësi e përkohëshme – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIQËSI E PËRKOHËSHME

O njerëz o shok mikesha e miq
Për këtë dhimbje ju them më dëgjoni
Duhet ta dini që jeta është jetë por dhe një hiq
Sinqerisht e kam, ju lutem më kuptoni.

Sonte pak para se shkruaj këtë poezi
Një njoftim për të gjithë erdhi nga telefoni
Mora një lajm të hidhur e të zi
Më kish ikur miku i shtrenjtë, më besoni

Eh tani unë nuk munda të heshtë
Se ai një yll ishte në timen miqësi
Për të gjithë kërkoj ta marrin vesh
Se ai nuk kthehet tek ne përsëri.

Mesazhet e tijë të ëmbla në profil i kam
Në to ai shprehte vetëm ëmbëlsi
Tani unë shumë i tronditur jam
Se ai iku iku përgjithnji

Lapsin me njëherë unë e mora
Një copë letër vura mbi tavolinë
Mendja ime shumë e lodhur e gjora
Po kujtonte ç’qe ai për miqësinë.

Dola jashtë dhe vështrova qiellin
Brenda tijë po shihja gjithë miqësinë
Qesh mësuar të shikoja ditën diellin
Tash shikoja yjet lart që ndrijnë.

Na iku pra na iku miku në këtë natë
U këput si një yll nga qielli
Mësues kish punuar ai shumë gjatë
Gjithë jetën rrezatoi si dielli

Vendi tijë bosh mbeti në miqësi
Nuk do vijë më mesazh nga ky emër
Largimi i tijë tashmë për gjithënji
Një boshllëk na krijoj në zemër.

Drejt qiellit tashmë ai po fluturon
Andej nga erdhi po ikën papritur
Në parajsë pushoftë përgjithmonë
Lutemi ne miqtë shumë mërzitur

Ikja jote o mik mesazh brenda ka
Për të gjithë që mik ty të thanë
Për të gjithë njerëzit në këtë dynja
Se jetën të përkohëshme e kanë

,,,,,,,SEIT PACI,,,,,, MBRËMJE 31 GUSHT 2020
Brenda tijë po shihja gjithë miqësinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com