Çupëza e erës – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çupëza e erës
Jam ende ajo çupëza e erës,
që i vidhte Nailes(nuses së dajës) milvën e rrobave (ashtu I thoshin sodës atëherë),
për të bërë flluskat e radhës,
me kallama gruri I frynim kanaçes me djalin e dajës,
diku aty se në kë barkushe e syrgjynosa atë çupëzën e erës,
që harroi të luajë me flluskat,
gëzohesha e rendesha pas tyre ,
gumëzhinte oborri në Gjyrasin (fshat I Korçes) tim të vyer,
sa britma lashë në atë oborr ,
sikur të kishte gojë të fliste…,
me sa pak gëzoheshim,
me sa pak kënaqeshim,
sa shkujdesje lashë te ai rrap ,
te ajo zgavëra brenda tij ,
sa sekrete të pëshpërita,
sa bar mblodha për lepurashat ,
sa herë na gërmoi këndezi I komshisë,
e.., po dardhat ,
rrobat që ngeleshin me njolla,
a thua ka ngelur një grimez nga ajo çupëza e erës ?!
Ajo që I vidhte Nailes milvën,
e që luante me flluskat,
ejjjj…, tungjatjeta ..,
mirë se të gjeta ..,
boll të ndrydha,
sot …,do luajmë por s’do vjedhim ..
10-9-2020 Di..Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com