September 16, 2026

A qanë Pirro burri – Brahim Avdyli

Brahim Avdyli 2
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Brahim AVDYLI:

A QANË PIRRO BURRI

A qanë Pirro Burri
nëpër shekujt e largët
apo pandarë lotoj, deri në mbrëmje-

unë dhe ai u biem kryq e tërthor
tokave të shenjta iliro-pellazge…

Hyp mbi shpatën e tij
nëpër tehun të viteve
lak e gjak më rrjedhin pa pushim
pa aspak zë,

jemi më të fortë se graniti
më të mprehtë se era
më të butë se ajri

e zemra jonë
shtrydhet nëpër këngë e vaj,
lart në qiel ndëgjohet tupani magjik…

I pyes shekujt
a bashkohet toka jonë
kur dhe gjurmët na i pështjellojnë!…

Fushë-Kosovë, 10.09.2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com