Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hejj…
Unë s’di ku do më çojë jeta,
por ti mos më ler pa një sup,
kur gjunjët të vras të them u mbështeta…
*
Hejj..,kur të bierë e të thyhet nata,
hënës do ti dal e ta lexoj nga mbrapa,
yllit që të bierë do ti them e kapa..,

*
Hejj.,kur të fryjë era ,
nëpër ishuj do mbledh arsye të tjera,
buqetë kujtimesh do ruaj përhera,

*
Hejj.., kur shiu të bierë ,
atëhere do mësosh sa të kam ndierë,
dashuri të tilla s’kishin lindur për të tjerë…
*
Hejj., ti se di pse I çel unë sytë çdo mengjes,
se je motivi im ,
buzëqeshja jote e lyer me të mallit vesë..,
*
Hejj kur çdo jetë të vijë sërish ,
e të ngjalli shpirtin tim të brishtë,
pa ty më beso do më përqafojë veç vjeshtë..

*
Hejj., unë s’di ku do më çojë jeta,
por ti mu bëj drit.., dhe ag’..,
atje në viset më të errëta….
Pa kohë…Di …

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com