Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SONTE…

Sonte s’dua të bëhem mjellm
Të lahem në liqenin e syve tu
Sonte s’dua buzët të t’i puthë
Shkumë e bardhë të dalldiset vala
Sonte s’dua të bëhëm qengj i uritur
Me kokë të ta rrah gjoksin
Me dhëmb t’i kafshoj thimthat
Me fijet e mbledhura në livadhin tënd
Sonte s’dua të pleks gërshetin
Nuk dua të ujis barin e zhuritur…
Do mbush gotën pikë- pikë të shtrydh vesën
Sonte dua të shtrihem gjerë e gjatë
Në kërthizë t’I vë jastëkun ëndrrës
T’i shikoj yjet si puthen,t’i këpus telat kitarës
Epshet t’i burgos në ngjyrat e ylberit
Jetës t’i shtri çarçafin,t’i zbraz kupën lumturisë
Sonte në kërthizë dua ti hap velat era
Të mërdhijë në llavën e buzëve të mija
Të flas përçart lot të derdh shpirti
Aty dua të dehem të hedh valle të çmendem…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com