Zonja “Beatriçe” – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zonja “Beatriçe”.

Më tha gruja sot në drekë
mos nxirr më foto në façebook.
S’di në foto rrudhat me i hekë
dhe flokët mi nxjerr si kaçirup.

Vetëm qesha,si ktheva përgjigje
po nuk vonoj shumë foli përsëri.
Shikoje si ka dal kjo mikesha jote,
se kur bajnë fotot rrinë në largësi..

S’mu duru më dhe i fola serioz,
O gru ç’ janë gjithë këto budalliqe.
Unë me mjekërr dukem si mafioz,
Ti në krahun tim si zonja Beatriçe.

Të dy bashkë nisëm me qesh,
harruam problemin e fotografisë.
Rëndësi ka si ndjehemi mes nesh,
fotot i përdor n’funksion të poezisë.

Miku Artit
Shkodër.18.09.’16.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com