Si marrin mendimet arratinë – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si marrin mendimet arratinë,
kur ti flet për dashurinë,
u bë guri të zbojë vetminë,
në stinën e heshtjes gromësinë,
në të sajin fjalë erdhe sërish,
atje ku I the vetes më nuk ish,
hej a e di sa më ke dhembur,
po ti hedhësh sytë
akoma s’je trembur?
Më thuaj kush të bëri “atdhe të shpirtit”,
më thuaj kush veshi qefinin e trishtit?,
Hejjj..,ti s’di sa netë I lava me lot,
ndëshkoja veten pse të bëra zot,
ti se di se unë e mbaja shpirtin me varg,
për të të ndenjur larg,
u bë trishtimi si një varr I vjetër,
ku ndizja qiri si askush tjetër,
me veten e vija më shumë ,
si mund të gaboja unë,
hejj po dashuria lind pa llogjikë,
e shpirti ndien gjithmonë pa frikë….
19-9-2020 Di..Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com