Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pate rastin

I marrë rreth teje endem digjesha
Me përbuzje pse i kamur nuk isha
M’flake si një rreckë portën mbylle
Edhe pse shkruaj vargje për ty ylle.

Pret zemra spirancën t’hedh gjetkë
Detit të thellë apo liqeneve të cektë
Ti shpirt harromë do m’kërkosh kot
Në puplat e mjellmës s’më gjen dot.

Mund diellit t’ia shpleksesh gërshetin
Si rreze t’më dallosh mua të shkretin
Por dije faqen tënde më nuk ta ngroh
E pashpirt s’të kam n’ëndrra ik shtegto.

Në fund t’lumit gurët mund t’i lëvizësh
E mllefosur peshqit pa oksigjen t’i lësh
Nga pendimi si bukë të digjesh në furrë
Shkul flokët,zemra më s’të pranon kurrë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com