Po thahet kjo pemë – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

P O T H A H E T NJË P E M Ë !

Pakujdesit tona gjithmon ne do t’i paguajmë.
Shpeshherë ka ndodhur edhe shumë shtrenjtë.
Donse ne vetë në trup mund të mos vuajmë,
Ndërgjegjja duhet të na vrasë, kur thahet një pemë.

Shumë keq na vjenë për pemët, kur ato dhimbje heqin.
Kur plagët u lotojnë, por s’kanë gojë të bërtasin.
Ne që jemi shkakëtarë bëjmë shpesh indiferentin.
Në kohën që ndërgjegjja jonë duhet të na vrasi.

Kam parë pemë nëpër trotuare dhe jo aty vetëm.
Me ndonjë degë të thyer porsi një gjymtyrë.
Zinxhiri me të cilin dikush lidhte atje biçikletën
I ishte futur nën lëkurë dhe si plagë i është fryrë.

Po thahet kjo pemë, ditë për ditë e pak nga pak.
Damarët e këputur nuk po ushqejnë më dot.
Duke u ntrashur trungu, zinxhiri i’u bë si një lak,
Nga ai zinxhirë që lidhte biçikletën e tij, një idiot.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com