Nënës tonë të dashur – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNËS TONË TË DASHUR

Nënë ti lumturri na fale
Të kemi si një princeshë
Të paçim sa këto male
Të lumtur midis nesh

Ah përkëdhelja jote nënë
Kur trupi dhe duart na mbërdhinë.
Sa herë kur sëmurë kemi qenë.
Se kemi ndjerë kurrë vetminë.

Sa herë ne kishim të ftohtë.
Por dhe sa herë kishim frikë.
Ishte dora jote e ngrohtë
Si ilaq për ne natë e ditë.

Ne të kemi në zemër
Në zemër na ke dhe ti
Ti ke të veçantin emër
NËNË, NËNË përgjithënji

NËNË Pra o nëna jonë
Të kemi ty mbretëreshë
Ndaj e lumtur ti gjithmonë
Do jeshë midis nesh

Sa shumë ti na ke dashur
Për këtë të lumtur jemi
Por ndjehemi shumë të pasur
Që mes nesh të kemi

Porsi zogjtë me flatra
Me ty pranë ne jemi
Me urimet tuaja të arta
Në zemër ne të kemi

Në zemrën tënde të artë
Na ke mbajtë gjithmonë
Ndaj vend të veçantë
Ti ke në zemrën tonë

Të urojmë ty shëndet
Gjithëmonë o e shtrenjta NËNË
Të kemi e të paçim për jetë
Si diell dhe si hënë

Sado që ne të urojmë
Për ty o e shtrenjta NËNË
Prapë ndjejmë e BESOJMË
Shumë pak ne kemi THËNË

,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,23. O9. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com