Nga legjenda e dyzetë shënjtorëve – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGA LEGJENDA E DYZETË SHËNJTORËVE.

Në një grykë, mes kodrash mbi Sarandë,
Me sa fuqi që kisha, unë fortë bërtita.
Nga oshtima e fjalëve të mia aty pranë,
U zgjuan DYZETË SHËNJTORËT, pa pritmas.

Të mpirë nga gjumi i gjatë e letragjik,
Shkundën pluhurin nga supet dhe shekujt.
Fërkuan fortë sytë dhe shfaqën habi,
Që brënda legjendës, të gjallë kishin mbetur.

Plagët e mahisura, akoma u pikonin gjak,
Këtyre martirëve kristian, bijë të KRISHTIT.
Këtij qyteti perlë, emrin e tyre ata i dhanë,
Mbi një kodër, në një manastir, ku lanë shpirtin.

Ata si martirë të KRISHTËRIMIT u flijuan,
Dhe nuk ndruan as PERANDOR dhe as FE.
Brënda legjendës, ndër breza janë mëshiruar,
Të ardhur në ditët e sotme të gjallë, tek ne.

Nga gryka mes dy kodrave zbriti oshtima,
Poshtë në valëzimin e dallgëve, në det.
Unë u lehtësova dhe thellë psherëtiva,
Kur ATA ikën dhe hynë prapë në legjendë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com