Dashuri plot shpresa jane niper e mbesa – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURI PLOT SHPRESA
JANË NIPËR E MBESA

Gjyshërit moshë e tretë
I pyet e gjithçka thonë
Si ndjehen ata vetë
Në ktë jetë maratonë

Të gjithë e vërtetojnë
Që përpjekje ishte jeta
Që të mund të egzistojnë
Në trojet e veta

Për gëzimin në këta troje
Punuan dhe punojnë
Si bletët ndër hoje
Që mjaltin grumbullojnë

Të gjithë janë plot shpresa
Për të vazhduar këtë jetë
Thonë që nipa e mbesa
Janë mrekullia vetë

Gjyshërit thonë gëzohemi
Kjo është e vërteta
Sa herë ne rrethohemi
Me nipër dhe mbesa

Sa herë ata i pyet
Ku është kënaqësia
Lartë ngrejnë kryet
Thonë tek ëmbëlsia

Dhe mbi çdo ëmbëlsirë
Thonë janë nipa e mbesa
Ndaj ndjehemi fort mirë
Të mbushur plotë shpresa

Eh çfar kënaqësie
Ato ne na dhurojnë
Kur me ëmbëlsinë e një fëmije
Vinë na përqafojnë

Sa herë ne i përkëdhelim
Kur na përqafojnë
Dashuri bashkë përcjellim
Sa shumë dhe na rinojnë

Dashurinë më të zjarrtë
E ka dhe e përcjell vetë zemra
Për gjerdanin e artë
Për nipër dhe mbesa

,,,,,,SEIT PACI,,,,,,30 SHTATOR 2020
Në trojet e veta

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com