Jeto dashuri – Bruna Musai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeto dashuri

Me mendimet e mia flen çdo natë
Lênduar shpirtii i vuajtur tepër
Puthjet jane tharë në buzët e mia
Dashuria jone emblemë e vjetër.

Vitet kaluan rrënjë te thella hedhur
Nostalgji e bukur mbeti ajo kohe
Njohja jone ishte aq spontane
Nè shpirtèrat tanë ka mbetur jehonë

Asokohohe ish e bukur dashuria
Bashke me dashurine kishte dhe besim
Në zemer ish ulur këmbekryq lumturia
Ishte dashuri pa asnje zhgënjim

Dashuronin sytë vetem me shikime
Zemrat dritheroheshin nga fjala “Të dua”
Jeton dashuria nga mbrëmja ne zgjime
Ka mbetur aty ëndër e pashuar

Punoi Bruna Musai

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com