Jeta është – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeta është

Jeta është njerkë flokët t’i shkul
Jeta është mëmë në prehur të ul
Jeta është therr të nxjerr gjakun
Jeta është mësuese të jep hakun
Jeta është ujkonjë s’të jep me thith
Jeta është mjeke shëron çdo grith
Jeta është skile të vë në çdo pritë
Jeta është yll natën ta bënë dritë
Jeta është hënë të rrezon çdo natë
Jeta është bletë të ushqen me mjaltë
Është pak kurnace e kalon para derës
Kënaqësitë që t’i fal mos ia moho vetes

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com