September 16, 2026

Unë, për yll, ty të zgjodha – Shefik Arifi

Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË, PËR YLL, TY TË ZGJODHA

Sonte qiellin e lashë bosh
Të gjithë yjet me dorë i mblodha
Kot lodhesh t’i kërkosh
Unë, për yll, ty të zgjodha.

U fikën yjet të gjithë një nga një
Prandaj qielli e ka humbur ngjyrën blu
Tok u mblodhën së bashku tek ti
Të shkëlqenin te sytë e tu.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com