Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah femër

Ah femër, trukuar këmbë e kokë,
Kush plakë a ri rezistoj pa të parë?
Ti që turbullove mënd nëpër botë,
Edhe rrugës kur shkove, mbolle tënden farë,

Ah femër e ëmbël, si djall me brirë,
Mbuluar nën ëngjëll me të bardhë veshur,
Nga djallëzitë e tua, kokë e këmbë nxirë,
Kur do të joshësh je ëngjëll i zhveshur,

Ah femër e shtrembër, ndeze zjarr në det,
Kurthe ndjenjash mashkullit i thurre,
Nuk kurseve as mbret dhe as shtet,
Elenë e bukur me shtatë palë nure,

Kush është mëkatar, unë apo ti?
Firmosen kontrata lufte nën zë,
Një bisht syri hedh, e rrëzon një ushtri,
Për ty vriten, ti në çarçaf mëndafsh flë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com