Xhaxhoja në kafene – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Xhaxhoja në kafene

Xhaxho plaku çdo mëngjes,
Niste udhën që pa gdhirë,
Zinte qoshen e kafenesë,
Kontrollonte rrugët mirë,

Vajzat shkojnë për në shkollë,
Gratë për në punë vrapojnë,
Sytë ja ngul nuses belhollë,
Dhe vajzave me minifund kur shkojnë,

Ish i njohur xhaxho plaku,
Bojalli, goxha qefli,
E mallkonin të zëftë haku,
Ke goxha grua në shtëpi,

Edhe vajzat trazovaçe,
Luanin me të gjorin plakë,
Do të blejmë një palë dylbi,
Të të marrë zemra flakë,

I sheh plaku, dredh mustaqet,
Vajzat si mëzë të tërbuar,
Dhe pse mosha më ka ikur,
Sy e zemër i kam zgjuar,

Ç’faj kam unë moj derë zeza,
Të tëra sy, vetull harkuar,
Cigaren me zjarr zemre ndeza,
Të visheni keni përtuar?

Ç’ti mësojë bijës nëna,
Kur harron të vishet vetë,
Unë e kam me të thëna,
Ëmbëlsojnë, pickojnë si bletë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com