Diktatura ju ka renduar – Gresilda Rrugeja

gresilda
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DIKTATURA JU KA RENDUAR

Po tundet dheu nga termeti
Ne nje vend te vogel qe ska liri
Mehdet popullin cfar e gjeti
Per shume dekada spo gjen qetesi

Dhe vitet ikin nga nje nje
Dhe korrupsioni na mbyt perdite
Dhe kudo gjemon po i njejti ze
Nje ze i eger qe komandon partite

Ne Shqiperi nje udheheq
Nuk ka te djathte e te majte
Ata jane zemer zi e shume te keq
Luajne me popullin si kalamajte

Populli ne gjume akoma fle
Diktatura me dekada e ka renduar
Partite thone:Ketu zoter jemi ne
Partia nene na ka mesuar

Partite pa popullin nuk rrojne dot
Si cakenjte i versulen
E mashtrojne mot per mot
Demokrate te gjithe quhen

Ah ,kjo jete ju shkoi ne terr
Me partite jeni dashuruar
Cdo dite ju hedhin helm dhe vrere
Te keqen akoma se keni kuptuar

Kalojne ditet me shpejtesi
Jeta e juaj cdo dite keqsohet
Cdo dite e njejta histori
Diktatura o popull kurre spendohet

Ne zemren time ndjej shqetesim
Dhe syte e mi rrjedhin lot
Rrjedhin lot per popullin tim
Se vuajtjet nuk po i ndahen dot

Ngrihu o popull e protesto
Perkrah jush edhe une
I bashkuar e i forte qendro
Qe barbareve ti japim fund

Nje rruge me gjemba kemi perpara
Nje rruge te gjate qe ka mbarim
Nga rrenjet , nga rrenjet , do zhduket fara
Kjo rruge e gjate don bese e guxim.

Gresilda Rrugeja 25 .12 .2019.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com