September 15, 2026

Natë dashurie – Silvana Cekici Rodi

Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Natë dashurie

Për dashurinë flas me shpirtin
Në heshtje shkruaj vargje për të
Rrahjet e zemrës bëhen tinguj
Zëri i heshtjes kupton çdo gjë

Pa zhurmë vjen më përqafon
Më tund nga heshtja e stërzgjatur
Flokët mi përkëdhel me gishtat e tu
Sytë na puthen ashtu si padashur

Dua të flas, ti nuk më le
Gojën ma mbyll ,me të tuat buzë
Puthjet e ëmbla s’kanë të mbaruar
Shpirtrat këtë natë duhen marëzisht

Kjo natë e bukur dashurie
Me nota u shkrua në pentagram
Ky vals lumturie ndjenjash flakeruar
Çdo cep i zemrës përjetoi gëzim

10.09.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com