Dy sokolesha ka Kosova – Shpetim Avdi Xharri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
08.11.2020
Dy sokolesha ka Kosova
Dy sokolesha ka Kosova
Të dyja zonja të arta
Krenari e kohëve tona
Éshtë Atifete Jahjaga
E drejtoi ajo shtetin
Me urtësi e maturi
Kosova ia din kimetin
Edhe zonja Shqipëri
Sokoleshë Vjosa Osmani
Kjo presidente e dytë
Kosovës do t’i rritet nami
Sa kohë të jetë në pozitë
Do ta drejtojë shtetin e vet
Kosovës me largpamësi
Krenari për Kosovën vërtetë
Dhe për zonjën Shqipëri
Dy sokolesha ka Kosova
Atifetja e Vjosa Osmani
Flamur do ti ketë gjithë koha
Krenari kombi dhe vatani
Autori
Shpetim Avdi Xharri
Cel:+355683020248
Email:shpetimxharri123@hotmail.com
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
