Dëbora 2019 – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dëbora 2019

Lezetin ka dëbora kur bie në dimër
Ajrin e pastron edhe djek mikrobet
Viruset i vret me ftomën që lëshon
E vleshme është dëbora për cdo gjë

Për bagëtin për tokat e mbjella
Lulet të celin më bukur në stinën që kan
Beharit të ket ujë me bollëk
A’uzet të mbushen njerëzia të vadisin në arë

Ane e mbanë bardhësi e bukuri
Gëzojm s’ikur të jemi të gjithë fëmij
Në natyrë dalim me ty borë të bardh luajm
Si në fëmijërin ton ata vite të kaluar

Mezi të pres dëbor e bardh
Flokët e tu kur bien nëpër ajër drejt në toke
Fillojn shtrimin vëndin duke e mbuluar
Bardhësi e mahnitshme bukuri e rall

Kur ishim fëmij gjumi s’na zinte
Pridërit na thoshin nesër do bie bor
U nxi maja e zezë duket këtu në ballkon
Ne shum gëzonim me ty bor të loznim

Ngriheshim me natë ti kishe ardh te dera
Me lopata rrugën hapnim të kalojm pěr teja
Me topa dëbore njëri tjetrin qëllonim
Edhe tani që jam e ritur pres të biesh
Të dal të luaj me topa dëbore me familjen time

Salo Kordha 23 – 11 – 2020
Athin Greece
Albania ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com