August 13, 2024

Engjëjt e poetes – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ENGJËJT E POETES
(marre nga libri “ATELIE E SHPITIT”-L.K.)
-Prisje në ankth si nimfë pishtare,
të vinin zërat e sirenave nga oqeanet,
të dëgjoje jehonën e zanave dardane,
të dëgjoje bilbilat e këngës shqiptare,
fishkëllimën e djelmoshave lozonjarë,
të dëgjoje simfoninë e Bethovenit në dritare…
-Ti rrije e heshtur në stolat e parkut,
e vetmuar lexoje dhe shkruaje rubaira,
shihje të vinte princi i ëndrrave përrallore,
siç priste Penelopa natën Odisenë e detrave,
të takoje Romeon tënd si te tragjeditë shekspiriane,
ti ishe Eva origjinale, të kafshoje mollën e Adamit,
për të dashurin tënd, zemra jote digjej valë…
Ti rrije gjithë kohës me celular në dorë,
shkoje enkas në bar për kafe,
e prisje ulur mbretin në tavolinë,
të ulej me ty në karrigen e zbrazët…

Si nusja natën e parë të martesës,
prisje dhëndrin tënd të zemrës,
fluturoje me një dashuri të zjarrtë,
zhveshur lakuriq, statujë e gjallë
shtrirë në shtrat, lëpije, puthje në ajër.
-E trembur si në ethe, do prishje virgjërinë
prisje shpirtin e zemrës të shuante zjarret,
do të shkonit në parajsë, do harronit tokën,
ngjitur si siamezë të pushtonit natën…
Dashuri platonike… ti ëndërroje fantazinë,
kishe rënë në dashuri me poezinë,
pije verë, e dehur, mendja të vinte vërdallë,
derdhje mjaltë si bleta në zgjojet,
me muzën, me metaforat, si në përrallë,
prisje si e çmendur,të panjohirin “djale”!
@ Lumeka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com