Nënë..! – Musa Dushica
O NËNË..!
Nënë, dua të përqafoj sot, o nëna ime,
Të hjekë mallin dhe lotët nga sytë vërbuar,
Ty nënë, që na rrite me thërrime,
Me afsh shpirti e zemërpërvëluar !
Sa herë më tha zemra, shkruaj për nënën sot…
Dhe merrja fletën e lapsin në dorë,
Po s’mund të filloja, se mbytesha në lotë,
Kot rrija mbi letër dhe me disa orë !
Por sot ndjeva mall, shumë më shumë se kurrë
Dhe ofshamën e shpirtit tënd, sot o nënë e ndjeva…
S’munda të përmbahem, si fëmijë morra turr,
Te shihja fytyrën tënde, sytë nga zëri ktheva !
I humbur mendimesh, nënë unë isha sot,
Sa shumë dëshiroja vetëm ty për t’parë,
Vargjeve të shkruara më ranë edhe lotë,
Që s’do thahen kurrë…jo, s’kanë për tu tharë !
Musa Dushica,
05. 12. 2018
