Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LOTI…
.
Loti ,ka humbur rrugën,
dhe çoroditshëm me shqetëson,
harrova se zemra ime e coptuar,
nga lugina parajsës të mbron….
.
Thonë që në parajsë ska lot,
po a mundem të mos lotoj,
herë lot trishtimi herë lot lumturie,
kur të gëzueshëme të shikoj.
.
I dëgjoj fjalët e tua,
me vinë mesazhet çdo natë,
dhe kur ti flet me mendje,
dhe heshtja është kaq e gjatë.
.
Më shih me sytë e zemrës,
beso se jam tek ti,
me shih me sytë e mendjës,
çdo mëngjes tek të uroj mirësi.
.
Je engjelli im o shpirt,
dhe unë jam engjelli yt,
të kam thënë dikur,
që natën të puthë sytë.
.
Nuk ke si të më harrosh,
e shtrejta zemër e coptuar,
në botën e largët nga parajsa,
unë kurrë nuk të kam harruar.
.
Por të premtoj dhe njëherë,
shpresoj të ndjehesh e qetë,
me ty kam qen dhe jam,
këtu e në atë jetë…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com