Nuk ke lindur që të jesh patjetër i pasur – Artan Mullaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

..Nuk ke lindur që të jesh patjetër i pasur,
në një botë ku je i përkohshëm;
në një një botë ku je thirrur të jesh më së pari njeri;
në fund ajo cfarë mbahet mend është dinjiteti;
në fund mbahet mend sa luftove për të…
E rëndësishme është të kesh kurajo të thuash
cfarë të tjerët nuk duan të dëgjojnë;
të fitosh cfarë të takon duke zhvilluar vlerën tënde,
jo duke kërkuar;
jo duke lëpirë duart plot të atyre që kanë cfarë japin!
E rëndësishme është të arrish të zgjedhësh,
më parë se të kesh nevojë të të zgjedhin;
E rëndësishme është të jesh vetvetja,
edhe sikur kjo të të kushtojë humbjen, zhgënjimin;
E rëndësishme është të bësh cfarë duhet bërë,
për të patur pranë vetes,
njerëzit që do dhe të duan!
-Artan Mullaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com